• |
ide | kryesore

Drake bën tatuazh Beatles pasi theu rekordin e tyre

Paparazzi, Slider



Në vitin 2018-të Drake vendosi një rekord të ri në ‘Billboard’ duke thyer atë të grupit të njohur ‘Beatles’ të vitit 1964. Reperi arriti që 12 këngë të tij të përfshiheshin në listën e ‘top 10’ duke tejkaluar ‘Beatles’ që renditeshin me 11 këngë. Për këtë gjë Drakë ka bërë një tatuazh, të cilin duket se ja ka dedikuar rekordit të thyer. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të tijën, në të cilën duket një tatuazh i gdhendur në pjesën e parakrahut të majtë. Në të dallohen katër figura që ngjasojnë me anëtarët e ‘Beatles’ John Lennon, Paul McCartney, George Harrison, dhe Ringo Starr.

Por tek tatuazhi ka dhe një figurë të pestë, që duket se është vetë Drake, duke ia bërë me dorë grupit të njohur.

Ky tatuazh nuk është pritur mirë nga ana e fansave të ‘Beatles’, të cilët nuk kanë nguruar të reagojnë përmes rrjeteve sociale. Ata shprehen se Drake nuk mundet të krahasohet me ‘Beatles’, ndërsa vetë fansat e reperit janë mjaft të kënaqur me sukseset e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *