• |
ide | kryesore

Igli Tare heq dorë nga Durmisi: idea e shqiptarit është Yaremchuk e Olmo

Sport



Po lëviz merkato e Lazio. Prioriteti është si gjithnjë të zbrazë organikën e Riza Durmisi duket tashmë fare pranë Fenerbahçe. Ka akord mes klubit turk dhe 25 vjecarit danez me origjinë kosovare. Formula e studiuar është ajo e huazimit me detyrimin e blerjes, për një shifër rreth 4 milionë euro. Në rrugën e daljes janë edhe mbrojtësit Wallace e Silva, ashtu si Patric.

Drejtori sportiv i Lazios nuk ka ndërmend të prishë ekuilibrat në skuadër dhe pasi u mbyll pa sukses transferimi i Sergej Milinkovic tek Manchester United e ka larguar tashmë hipotezën e shitjes së serbit. “Nuk kam thënë kurrë se dua të largohem nga Lazio, ndihem mirë këtu – ka deklaruar serbi për mikrofonët e Sport Plus -. Nuk e ndjej peshën e situatës sepse ka kohë për transferim: nëse dicka duhet të ndodhë, do të ndodhë. Impenjime të reja më presin me fanellën e Lazio”.

Për momentin Igli Tare mban të hapur vetëm përforcimet e sulmit. Shqiptari është besimplotë për suksesin e tratativave për rinovimin e Caicedo, në skadencë në 2020. Inzaghi ka kërkuar një tjetër sulmues për të kompletuar repartin e avancuar. Synohet një profil i ri dhe Tares i pëlqen Emanuel Vignato, 19 vjec i Chievo. Por në pistat e huaja drejtori sportiv mban nën vëzhgim Roman Yaremchuk, 23 vjecarin ukrainas të Gent, si edhe Dani Olmo, 21 vjecarin spanjoll të Dinamo Zagreb, që luan edhe si fantazist e është në shenjëstër të klubeve të rëndësishme europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *