• |
ide | kryesore

Intervista befasuese e Lukaku: “Ajo që kalova në fëmijëri më bëri një burrë më të fortë”

Sport



Romelu Lukaku është ylli i madh i merkatos së Inter. Pas një tratative të gjatë me Manchester United, sulmuesi mbërriti tek zikaltrit dhe është gati për një eksperiencë të re. Në ditën e startit të Bundesligës, portali gjerman t-online ka intervistuar qendërsulmuesin belg:

Lukaku di të flasësh edhe gjermanisht, si ka mundësi?
“Të flas gjermanisht më duket e tepruar. E kam mësuar në shkollë, por nuk isha shumë i zoti. Është e ngjashme me gjuhën hollandeze, kështu që kuptoj shumë pak”.

Cilat fjalë gjermanisht kujton nga ditët e tua të shkollës?
“Përshëndetje”, “Në rregull” e “Jam Romelu Lukaku e jam 26 vjec”.

Cilat janë tre gjërat që të vijnë më parë në mendje kur mendon për Bundesligën?
“Tifozë të apasionuar, stadiume fantastikë e një kampionat që të ofron mundësi”.

Je një yll botëror e njeh shumë lojtarë të tjerë nga kampionatet më të mira europiane. Sa vlerë ka aktualisht Bundesliga jashtë?
“Bundesliga është një nga kampionatet më interesantë, sepse ka skuadra si Borussia Dortmund e Schalke 04, ku mund të shohësh shumë të rinj të talentuar”.

Në të njëjën kohë, skuadrat e Bundesligës e kanë të vështirë të tërheqin yjet e mëdhenj, si ti, në kampionat. Përse këta lojtarë nuk duan të luajnë në Gjermani?
“Mendoj që klubet e Bundesligës duhet të thyejnë barrierën. Ndoshta një skuadër duhet të paguajë më shumë se 100 milionë euro për një lojtar. Megjithatë respektoj faktin që duan të rrisin lojtarët e akademive të tyre. Ata janë super yjet e të ardhmes”.

Axel Witsel është miku yt i vjetër. Të ka treguar cfarë kërkon të arrijë këtë sezon me Dortmund?
“Axel është një nga miqtë e mi më të mirë e flasim gati cdo javë. Është mëkat që nuk e fitoi kampionatin sezonin e kaluar. Por është një lojtar ambicjoz e i përqendruar në fitimin e titullit”.

Së bashku me të luan për kombëtaren. Çfarë dëshiron të arrish me Belgjikën?
“Duam të bëjmë më mirë se në Botërorin e 2018 (Belgjika për pak nuk mundi Francën në gjysëmfinale), hap pas hapi e me koerencë. E duhet ti tregojmë lojtarëve të rinj se të luash për Belgjikën nuk është dicka e vogël”.

Gjermania zhgënjeu në Botërorin e 2018. Çfarë mendimi ke për skuadrën aktuale gjermane?
“Gjermania aktualisht po rinovon skuadrën dhe i uroj atyre më të mirën për këtë gjë”.

Në futbollin profesionist dihen shumë gjëra për privatësinë e yjeve.
“Askush nuk merret shumë me mua. Mendoj se kjo është mënyra e duhur për mua, të zbuloj pak”.

Gjatë fëmijërisë, familja jote nuk kishte shumë para. Dikur ke thënë se për ty ka qenë e vështirë. Cfarë doje të thoshe ekzaktësisht?
“Jam rritur në rrethana të vështira, por edhe kjo gjë pati anët pozitive”.

Cfarë do të thuash?
“Nuk mendoj se jam i vetmi që jamë rritur në një situatë të tillë. E kjo më ka dhënë një mentalitet të fortë. Nuk më interedson se cfarë mendojnë të tjerët për mua. Vazhdoj të bëj më të mirën timen. E vetmja gjë që nuk më pëlqen, janë njerëzit e parespektueshëm”.

Cfarë kujton nga fëmijëria?
“Më pëlqente të luaja futboll. Duke parë prapa, vlerësoj edhe gjërat që më është dashur të kaloj, sepse më kanë bërë personin që jam sot”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *