• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur Fatos Baxhaku

Lajme, Të fundit



Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Fatos Baxhaku, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Baxhaku ka qenë një nga pionieret e shtypit të pavarur shqiptar në fillim të viteve ’90 dhe është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara dhe televizive.

Përgjatë fundit të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ’90, gazetari ka punuar në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Në intervalin 5-vjeçar nga viti 1993 e deri në 1998-n ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Në periudhen 1998-1999 ka shërbyer si kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”.

Në fund të viteve ’90, Baxhaku ka qenë kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005-n ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në harkun 9-vjeçar 2006-20015, u zhvendos si kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Më tej, ka ushtuar gazetarinë në formën “freelance”.

Ndër të tjera, Baxhaku ka qenë autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtepa e Vjetër” (Digitalb).

Gazetari ka qenë edhe pjesë e jetës akademike, si pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe të Tiranës.



22 Comments

    1. Turp te keni qe shpreheni aq padrejtesisht dhe aq rende per nje njeri zotni dhe aq me teper i vdekur e kesisoj nuk mundet t‘ju pergjigjet.

  1. Baxhaku eshte nga ata qe perpara se ta ofendosh, duhet te pyesesh veten nese te ka mesuar apo treguar ndonje gje. Nese jo, atehere nuk e ke ndjekur me vemendje.
    Duhet thene, qe me Xhuvanin dhe Baxhakun, humbem dy talente, qe paraardhesit i kane pasur me kostum e frak qe ne vitet 30′.
    Gjithashtu, duhet thene qe keta origjinen thelbesore e kane nga Elbasani, nje nga qytetet e cuditshem, qe ka 100 vjet qe vjen verdalle dhe nuk e di ku perket kulturalisht.
    Pavaresisht, rendesi ka qe vlerat vijne nga cdo cep i ketij vendi dhe duhet ta saktesojme nga kane ardhur, te pakten kur vdesin.

  2. E kam njojtur nga afer. Nje njeri i mrekullueshem. I urte, i ditur e me karakter.
    I qofte dheu i lehte.

    Shkerdhatave qe e shane me siper po iu tregoj disa detaje:
    Ka ndru gjithato gazeta e TV sepse nuk ka dash te jete pjese e folese se merimangave.
    Ka lene postin e k/redaktorit dhe ka kalu gazetar terreni tamam per ket pune.
    Ka pas ne dore me fitu para e pushtet dhe i ka refuzu te dyja.
    Ne kohe te Mejdanit e propozuan per kryetar te komisionit te zgjedhevjeve dhe nuk pranoi.

  3. I lexoj komente e tua.
    Por nuk mora vesh se c’hyn “Elbasani qe paska 100 vjet qe vjen verdalle”!!!?
    Si vjen verdalle nje qytet dhe, per me teper, nuk dika se ku perket kulturalisht???
    Shpjegohu, me miresjellje!
    Nderkohe ngushellime familjes se Baxhakut por edhe dhembshuri pa fund per mjeranet qe e perbaltin me lart!

    1. Nuk desha te ndalem ne kete , por meqe me pyete po te them ate qe mendoj.
      Elbasani eshte nga ato qytete shqiptare qe mikson edhe ne nje lagje te vetme shume fe e kultura. Kjo “ardhje verdalle” shekullore eshte pasuri, por eshte keqperdorur masivisht. Shuteriqi p,sh, e perdori per ta zbritur dialektin elbasanas ne jug, bazuar ne arsye politike dhe jo shkencore.
      Toleranca fetare dhe kulturore, mendoj se duhet te shoqerohet me nje zgjedhje moderne perfundimtare perendimore, ndryshe Shqiperia mund te mbillet ngado me memoriale dhe simbolike te Turqise se sotme.
      “Ambiguiteti” kulturor funksionon vetem ne perendim. Kur qeveria per hir te pushtetit te hedh ne lindje, duhet ta thuash me force se perket ne perendim, po deshe te ruash trashegimine e mrekullueshme te diversitetit. Elbasani dhe te gjithe qytetet e tjera te perceptuara si orientale duhet ta bejne te paret dhe me force kete gje. Eshte zgjedhje kulturore ( sepse perendimi eshte bere miks kulturash, duke krijuar nje kulture te vecante, qe pavaresisht sa na pelqen, eshte ajo qe na pershtatet me shume) dhe politike.

      1. S’ka faj nje treve e njohur per kulture dhe patriotizem kur nje individ neperkembet nga nje klike apo sistem i caktuar!
        Emocionalitet i tepruar nga ana juaj!

  4. Me vjen keq qe shkruajne komente shpifse per kete gazetar pamvaresisht idese tij politike ishte me te vertete nje gazetar profesionist ,sidmos i gazetarise te terrenit.Telereportazhet e tij qe bente neper fshatrat e vendit jane nje imazh i gjalle i profesinalizmit dhe formimit tij si gazatar.Ngushullime familjes .

  5. Lajm i trishtueshëm, iku shpejt. Une e kam pasur ne nje vend pune ne TVSH, e mbaj mend si djalë te urte dhe punëtor.
    Ngushëllime familjes.

    PS. Per parafolesit e fillimit, para se te flisni, pyesni se kush ka qenë, se dilni si idiote pastaj.

  6. Zoteria ka qene profesionist ne zanatin e tij dhe kjo mjafton per te shprehur keqardhje per vdekjen e tij te shpejte dhe ngushellime familjes. Edhe ky vend ka humbur nje njeri me experience dhe aftesi te larta profesionale.
    Kete punen e Elbasanit edhe une nuk e kuptova. Kam shume miq nga Elbasani dhe nuk e besoja se kishin dilemma te tilla egzistenciale!

  7. Keta te shkretet – Stefani, Baxhaku dhe Xhuvani- ishin semure, si edhe Klosi suicidali qe vdiq po 55 vjec!

    PO ARTAN SANTON NGA ELBASANI KUSH KARIN E VRAU?
    Per me teper, nje ekzelutim.mafioz sapo Ridhjeresit erdhen ne pushtet me 2013!!!!!

  8. Komplet dakord me Tahipin. Eshte si te thuash se te gjithe gjirokastritet jane shkerdhata meqe Enveri ishte i tille.

  9. Ngushellime familjes per kete humbje.
    Neveri per ata njerez qe duke mos e njohur personin cfare nuk nxjerrin nga goja. Meqe jane te palexuar atyre mallkonjeve i kujt nje shprehje te bukur popullore ” si urofsh pesofsh”
    Sikur te kishim njerez te ndershem si ty Tosi ne politike, gjykata media e kudo kushedi ku do ishte Shqiperia e sa i begate ku popull.
    Te qofte dheu i lehte e qofsh i parajses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *