• |
ide | kryesore

Manovra për Shkodrën/ PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Ademit

Lajme, Të fundit

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër do të zhvillohet ditën e hënë, pavarësisht dorëheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri, nga marrja e detyrës së kreut të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut.

Këshilli i ri pritet të konfirmojë se mandati i kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademi, ka përfunduar dhe se zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve që do të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale të radhës në Shkodër.

Brenda pritshmërive, pas tërheqjes së Pjetrit, i cili mund të largohet pa kthim nga politika nëse provohet vërtetësia e akuzave të ngritura nga PD-ja, që janë verifikuar edhe në mënyrë të pavarur nga “Zëri i Amerikës”, presidentit të Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i kërkohet dekretimi i një date të re zgjedhjesh për Shkodrën, pasi kreu i shtetit nuk e njeh 30 qershorin.

 

3 Comments

  1. Cilit prej zevendeskryetareve? Atyre e ka emeruar kryetarja ne ikje? Atyre u mbaron mandati sebashku me kryetaren. Gjithashtu dhe kryetari ia leshon vendin vetem nje kryetari, jo zevendesi. Apo do betohet ai pjetri, do zgjedhje zevendeskryetaret e pastaj do jape doreheqje? Se vetem kushtu mund te behet ajo qe pretendojne keta.

  2. keshilli bashkiak do ta gjej nje menyre per tja heq pushtetin molotanes. .mos u merakosni per kete. funksionet e kryetarit do kryhen nga kryetari i keshillit bashkiak, apo sekretari dhe mbaron kjo mesele. kur ta vendosi likja pastaj do zgjidhet me vote situata ne shkoder.

    1. E bo rama se ka problem hic, o te hengert mortja ca bythlepirsa paskeni qene mer ju shkerdhefsha rrobt mjafto tbohet ca thot psiqiku po vari karin tjerave. Thithja fort johny boy se qeke njish per gojore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu