• |
ide | kryesore

Neymar, a nuk ishe i dëmtuar? Numri 10 thërritet nga Brazili për ndeshjet me Kolumbinë e Perùnë

Sport



Brazili thërret, Neymar përgjigjet. Natyrisht nuk do të kishte asgjë të cuditshme në këtë grumbullim të Selecaos, nëse nuk do të ishte se O’Ney rezulton i dëmtuar për PSG. Drejtori Sportiv i parisienëve, Leonardo, e kishte mohuar dëmtimin e brazilianit vetëm një ditë më parë, por konfirmimi vjen në thirrjet e Tite, të cilës numri 10 nuk mund të mos i përgjigjej.

Lista e teknikut të Brazilit ka një risi, mbrojtësi i Udinese Samir, që do të debutojë kështu në miqësoret që kombëtarja verdhejeshil do të diskutojë në shtator kundër Kolumbisë e Perùsë, ndërsa pjesa tjetër janë emrat e zakonshëm me mungesën e madhe të Alisson. Portieri i Liverpool është dëmtuar në javën e parë të Premier League dhe nuk ka luajtur as në Superkupën e Europës.








Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *