• |
ide | kryesore

Rama për Pjetrin: Fshehja e patolerueshme! Verifikim politikanëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut, pas akuzave të PD se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.

Bie Shkodra/ Del dokumenti i arrestimit të Valdrin Pjetrit në Itali 

Rama shkruan në “twitter” se Pjetri nuk është kriminel, siç e cilësonte një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, por që fshehja e ngjarjes është e patolerueshme.

Sipas kreut të qeverisë, “një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar, ndaj dhe duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë”.

Më tej, Rama paralajmëron se ka ardhur koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit.

Skandali Pjetri/ Organizata e Rilindjes tenton të “lajë duart” 

Reagimi i Ramës:
Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.



7 Comments

  1. Gabim o gomar! Nese eshte denuar per krim atehere eshte kriminel (ka kryer krim)..llafet e verifikimit “ka ardhur koha per verifikim” ose jane populiste ose ti nuk njeh shtetin dhe strkturat (njera me keq se tjetra)..Ne shqiperi egziston prej dhjetra vitesh inspektorati i verifikimit te pasurise per (ai qe ti manipulo n me pasurite e tua te fshehura)..Ik nashti..te urojme dite te dhjere..

  2. Po ti ke ndonje pergjegjesi qe nuk arrite te besh as verifikimin qe beri PD, meqe e mban veten per opozitarin me te madh ne vend. Mos bej lojra fjalesh sepse ky nuk eshte problem i te gjitheve, por vetem i Rilindjes. PD-se i ndodhi me nje profesor universiteti kandidat per keshill bashkiak, rast ku mirebesimi eshte komplet i kuptueshem, sepse sa pedagoge trafikante njeh ti? Por dikush qe ka mundur te bej vetem 1 vit studimesh ne Itali, duke u larguar ne menyre te mistershme dhe ka ndertuar nje super hotel, eshte tamam identikiti i njeriut qe synon ligji i dekriminalizimit.
    Pergjegjesia eshte komplet e jotja, sepse ky punonte ne administraten e PD kur nuk ishte miratuar ligji i dekriminalizimit dhe kur verifikime te tilla ishin te paprapanueshme. Ti ke nje problem besueshmerie te tmerrshem sa here flet per perforcimin e ligjit, sepse para dhe pas votimit te ligjit te dekriminalizimit, ke thene se nuk beson tek ky proces i demshem dhe i panevojshem sipas teje. Kriminel quhet ai qe ben krim sa per dijeni, dhe Valdrini ka bere te pakten dy te sigurte: trafikim dhe falsifikim dokumentash. Nuk eshte faji jone, qe ti je aq ndergjegjeprishur sa edhe Arben Ndoka i denuar per vrasje, te duket mjaftueshem i pafajshem per ta takuar edhe pasi e ke marre vesh krimin. Kjo ndodh sepse je me keq se te dy marre bashke. Shumica e shqiptareve duhet te kishin kryer pune me ty qe kur moren vesh qe ishe i gatshem te thoje cdo perversitet per t’i mohuar femijes tend pensionin ushqimor. Ne kete vend dhe kontinent ku na ka rene per hise te jetojme, kjo eshte nje nga sjelljet me te neveritshme dhe te perbuzura. Ti je turpi i civilizimit.

    1. O Neri,po pse kur e mori PD ne administrate,meqenese nuk kishte ligj per dekriminalizimin e ben te ndershem Valdrinin dhe PDja nuk kishte bere verifikimet qe thua ti sot qe beri nje vit shkolle ne Itali dhe ngriti hotel me leke te dyshimta?!Neri mos u mundo te mbulosh mutin me shurre pasi edhe PD eshte njelloj fajtore ashtu si PS,mos te them me shume,pasi PD e dinte mire te kaluaren e Valdrinit dhe priti monentin per ta “varrosur”…

  3. Po te ndjekesh linjen logjike, nese PD do ta dinte, edhe Valdrini do ta dinte qe PD e di, dhe nuk do ta kishte plotesuar kurre ate formular qe e con drejt e ne burg. Sa per informacion ata qe e kane marre ne pune ne administrate para ligjit te dekriminalizimit, e kane patur ligjerisht te pamundur ta dine per kete 1 vitin e shkollimit ne Itali, qe tani ne e dime se e shenoi vete ne formular. Hotelin e ndertoi ne kohen e bollekut te hashashit Rilindas. Zoteria eshte arrestuar bashke me nje tjeter eksponent rilindas.
    Kur behesh drejtor mund te themi se ke korruptuar nje minister, por kur behesh kandidat per kryetar bashkie, cilin ke korruptuar dhe sa i ke dhene, sepse demi i shkaktuar eshte shume me i madh se ne rastin e zbulimit te nje drejtori? Promovimi i krimineleve ne nivele te larta politike eshte problem eksluzivisht rilindas dhe kjo eshte e vertete, aq sa eshte e vertete qe 100-ta eshte me e madhe se 0.

  4. Keshtu justifikohet -psiko skizofreni-sa here qe i dalin ”lakrat” sheshit .Keshtu per Roshin e Kavajes ,per Saje Qorrin ,Frroket ,Prengat dhe tani per kete. .Veprime te nje te semuri me kartele psikiatrie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *