• |
ide | kryesore

Real Madrid tronditet keq: Hazard jashtë për të paktën një muaj

Sport



Në Madrid, për Real, asgjë nuk shkon si duhet. Sikur të mos mjaftonte kaosi në merkaton ende të hapur, me Zidane që dëshiron Pogba nga United (160 milionë kërkesa e anglezëve), presidenti Perez që shtyn për Neymar (në Madrid thonë se Florentino ka marrë nga bankat kreditin e duhur për të mbyllur operacionin), humbjet verore kundër Bayern, Atletico e Tottenham, 18 golat e pësuar në 7 miqësore, ja ku mbërrin edhe goditja e fundit në vigjilje të debutimit të nesërm në Liga në transfertën në Vigo kundër Celta: blerja më e cmuar e merengues Eden Hazard, marrë nga Chelsea për 100 milionë euro, rrezikon të qendrojë jashtë për një muaj.

Eden vuan nga një dëmtim në femuralin e jashtëm të kofshës së majtë, për të cilin do të humbasë debutimin në Balaidos, por edhe daljen e parë në Bernabeu me Valladolid në 24 gusht e me shumë mundësi edhe transfertën në shtëpinë e Villarreal në 1° shtator. E në 18 shtator starton Champions League… Buletini mjekësor shpjegon se “pas provave të bëra në stërvitjen e sotme, lojtarit Eden Hazard të Real Madrid i është diagnostikuar një dëmtimi në muskulin e jashtëm të kofshës së majtë”.

Tani mbetet për tu parë nëse tekniku francez do të thërrasë të përjashtuarit, si uellsiani Gareth Bale, Mariano Diaz apo kolumbiani James Rodriguez, për momentin ende në merkato (mbyllet në 2 shtator). Zidane natyrisht mund të mbështetet tek Vinicius, serbi ish- Eintracht Franckfurte Jovic e Lucas Vazquez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *