• |
ide | kryesore

Sophie Turner suprizon bashkëshortin për 30-vjetor

Paparazzi, Slider



Joe Jonas ka festuar 30-vjetorin me një surprizë të bukur nga bashkëshortja e tij Sophie Turner. Aktorja e serialit “Game of Thrones” u ngjit në skenën ku po performonte partneri i saj dhe i dhuroi atij një puthje në fund të këngës së ditëlindjes. Ajo kishte marrë me vet një tortë për ta bërë urimin sa më tradicional, në koncertin e radhës së Jonas Brother në Washington D.C. të turit “Happiness Begins”. Të gjithë fansat në publik nisën të këndonin “Shumë urime për ty!” para se Joe të fikte qirinjtë e tortës. Nick Jonas, 26 vjeç, nisi të këndonte i pari këngën për ditëlindjen e vëllait të tij dhe Kevin Jonas, 31 vjeç, bëri pjesën tjetër të stadiumit ta vijonte. Sophie, 23 vjeç, e cila sapo është martuar me muzikantin në maj, mund të shihet në sfond duke ndezur qirinjtë e tortës së ditëlindjes me gruan e Kevin, Danielle Jonas, 32 vjeç.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *