• |
ide | kryesore

Tenis/ Mbretin Federer e eliminon numri 70 në botë në Cincinnati

Sport

Mund të jesh numri 2 në botë, apo të kësh bërë ndeshjen e jetës vetëm një muaj më parë, e megjithatë të mundesh nga numri 70 në harkun e një ore. Kjo i ka ndodhur Roger Federer në turneun Atp në Cincinnati: zvicerani është eleminuar në 1/8 e finales nga rusi Andrey Rublev. 21 vjecari kundërshtar i ‘Mbretit’ Roger è ka mundur zviceranin me rezultatin 6-3, 6-4 në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë. Për zviceranin, që në raundin e kaluar kishte kaluar Londero, ishte turneu i parë pas zhgënjmit në Ëimbledon, ku u mund në finale nga Djokovic pas një ndeshje pambarim.

Sfida në fakt u bë menjëherë e vështirë për Federer, që humbi shërbimin e parë, duke shkuar në disavantazh 2-0, e rikuperoi me disi në topat e kundërshtarit, por humbi përsëri me shërbimin e tij dhe në atë pikë rusi Rublev nuk lejoi më surpriza dhe e mbylli në 6-3. Në setin e dytë zhvillimi ndodhi pikërisht në fund, me rusin që shfrytëzoi topin e vetëm break duke shkuar në 4-3 e më pas duke e fituar setin 6-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu