• |
ide | kryesore

Unikkatil pjesë e filmit të Bes Kallakut

Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë, aktori i humorit Bes Kallaku bëri të ditur se do të sjellë filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “Falco the movie”.

Besi ka zbuluar se filmi do të jetë një komedi ku do të përfshihet personazhi i famshëm i “Skifterit”.

Gjithashtu, në kastin e aktorëve do të jenë dy këngëtaret Bleona Qereti dhe Enca.

Mirëpo, ditën e sotme Besi i ka befasuar të gjithë pasi ka publikuar një tjetër detaj nga filmi që pritet të dalë së shpejti. Pjesë e tij do të bëhet edhe reperi i famshëm Unikkatili.

Në profilin e tij në Instagram, aktori ka publikuar një foto ku shfaqet krah Unikkatilit dhe kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente, duke e pritur mjaft mirë bashkëpunimin e dyshes.

“Konga rradhes kushtuar katunit Bubq.
Nuk um han a ki Armani apo Guqi.
Bohem bish, kur e kam shokin nga Bubqi. “Falco the movie””- janë fjalët e Besit krahas fotos, duke lënë të kuptohet se edhe Unikkatili është tashmë pjesë e projektit të tij gjigant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *