• |
ide | kryesore

Video/ Heroi i Superkupës, Adrian, i dëmtuar nga një tifoz: Liverpool pa portier kundër Southampton

Sport, Video



Dëmtimet persekutojnë portierët e Liverpool. Adrian, heroi i finales së Superkupës Europiane, rrezikon të humbasë sfidën e Premier League kundër Southampton. Jurgen Klopp në konferencën e shtypit para ndeshjes ka shpjeguar se problemi në kavilje për portierin është shkaktuar nga një tifoz. Pikërisht kështu. Një video në ëeb dëshmon ngjarjen në castet e fundit të ndeshjes në Stamboll. Adrian ipnotizon nga pika e bardhë Abraham e i dorëzon trofeun Reds. Të gjithë vrapojnë për të përqafuar 32 vjecarin e të njëjtën gjë do ta bëjë edhe një tifoz i futur në fushë: i ndjekur nga një punonjës i sigurisë, tifozi rrëshket dhe rrëzohet sipër portierit.

“Dje kavilja ishte pak e fryrë, sot dicka më mirë, por duhet parë”, ka treguar Klopp gjendjen e ish-portierit të West Ham. Tekniku ka shprehur gjithë mërzinë e tij për këtë të papritur: “Është absurde, e pabesueshme. Pyes veten si ka mundësi, në kohën e rrjeteve sociale, një tifoz kalon mbrojtjen dhe bën atë që bëri vetëm për pak shikueshmëri”.

Nëse spanjolli nuk ia del, do ti takojë 35 vjecarit Andy Lonergan (për të debutim në Premier), që u ble pas dëmtimit të Alisson (tërheqje muskulare në pulpë kundër Norwich). Megjithëse portieri spanjoll mbetet optimist për rikuperimin rekord…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *