• |
ide | kryesore

Video/ Kampionët e Bayern bllokohen nga muri i Berlinit: vetëm VAR i shpëton nga humbja

F1, Sport, Video



Nuk ishte fillimi i menduar për kampionët e Gjermanisë, sidomos duke patur parasysh efektin Allianz Arena, por 2-2 në debutim për Bayern Munchen mund të quhet pozitiv, për mënyrën si erdhën gjërat në sfidën hapëse të Bundesligës kundër Hertha Berlin. Skuadra e Kovac ka shfaqur edhe një herë pasiguritë e fillimit të sezonit të kaluar, pavarësisht përforcimeve, sidomos në mbrojtje.

Bavarezët kishin impaktin e duhur me ndeshjen, duke rrezikuar disa herë përpara se Robert Lewandowski të shnontë golin e avantazhit në minutën e 24’. U duk se polaku i dha rrugën e duhur bavarezëve kundër Hertha Berlin, por skuadra e Kovac u vu në panik në 3 minuta të frikshme, ku nuk funksionoi asgjë. Lukebakio në minutën e 36 e më pas Grujic tre minuta më vonë ndëshkuan keq Bayern, duke përmbysur rezultatin.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte një tjetër skuadër, duke bërë lojë më të mirë dhe duke krijuar më shumë raste, por shënoi vetëm një gol. Lewandowski rezultoi sërisht protagonist për Bayern Munchen, por këtë herë nga pika e bardhë. Duhet 11 metërshi në fakt për të vendosur barazinë mes bavarezëve dhe Hertha Berlin, me polakun që nuk gabon mundësinë e paraqitur. Bayern është asistuar nga VAR në minutën e 60, nën protestat e berlinezëve, që megjithatë rezistuan në rikthimin e skuadrës së Kovac, që duhet të fokusohet tashmë tek ndeshja e radhës me Schalke.

https://clips.clippit.tv/gepbev/360.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *