• |
ide | kryesore

Video/ Kyrgios thyen dy raketa si protestë e ofendon arbitrin: gati gjoba prej 113 mijë dollarë

Sport, Video



Nick Kyrgios është kthyer protagonist, por aspak për ndonjë fitore të bukur. Edhe një herë tenisti australian ka treguar anën e tij më të keqe gjatë sfidës, më pas të humbur, kundër rusit Karen Khachanov në turneun e Cincinnati. Në një ndeshje të karakterizuar me shishe të hedhura përtokë, flakje këpucësh e fyerje ndaj arbitrit, Kyrgios shpiku një nga bëmat e tij.

Gjatë setit të dytë, në shenjë të dukshme proteste, u cua nga stoli, duke njoftuar se do të bënte një pushim për të shkuar në banjë e shkoi në dhomat e zhveshjes me dy raketa nën krahë. Imazhet televizive, kanë treguar tenistin ndërsa i thyente dhunshëm. I kthyer në fushë Kyrgios vazhdoi me sulme e fyerje nga arbitrit, sjellje që do ti kushtojë të paktën një gjobë të kripur prej 113 mijë dollarë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *