• |
ide | kryesore

(VIDEO) Përplaset për vdekje në autostradë gruaja 54-vjeçare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, makina tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar këmbësoren A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



1 Comment

  1. Ministria e infrastruktures, ARRSH, policia rrugore, pergjegjes per mosmarrjen e masave thotë:

    Ministrja Balluku dhe ajo e ARRSH-se, jo vetem te dorehiqen urgjent ,por duhet te arrestohen.
    Si mund te lihet ajo pjese ne mes te autostrades, e hapur ?? Nje rruge skandaloze nga cilesia e punimeve, nga sinjalistika, nga te gjitha.
    Po policia rrugore, ca dreqin ben !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *