• |
ide | kryesore

A është martuar Nicki Minaj?/ Çfarë thonë fansat

Paparazzi, Slider



Nicki Minaj ka ngjallur spekulime se mund të jetë martuar në fshehtësi me të fejuarin Kenneth Petty.

Reperja 36-vjeçare, e ndryshoi bio-n e saj në Twitter duke marrë emrin Zonja Petty të premten, dy javë pasi mori një licencë martese në sallën e gjyqit të Beverly Hills.

Ky detaj që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, vjen vetëm disa ditë pasi Nicki zbuloi se ishte duke planifikuar të martohej me Kenneth pas 80 ditësh, pasi zbuloi disa detaje në lidhje me dasmën e saj në Queen Radio.

Duke qenë se reperja ka qenë shumë e zënë me albumin e ri, ajo vazhdimisht e kishte shtyrë ceremoninë e dasmës për më vonë. Por me sa duket këtë herë mund të mos kenë pritur aspak për të kurorëzuar dashurinë.

Dyshja mendohet se është njohur kur Nicki ishte adoleshente dhe qetonte në Queens. Reperja është kritikuar shumë për romancën me Kenneth, i cili është akuzuar edhe për ngacmim seksual.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *