• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnjë, plagoset rëndë një i moshuar

Lajme, Të fundit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lushnjës.

Në njoftimin paraprak të Policisë, bëhet e ditur se drejtuesi i një mjeti të tipit “Benz” ka përplasur një biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të rënda shtetasit Myfit Dingo, 67-vjeç.

I lënduari është dërguar më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Sipas policisë, 67-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në fjalë.

Në vijim të hetimeve, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu