• |
ide | kryesore

Barcelona pa qendërsulmues: Suarez tre javë jashtë

Sport



Më keq nuk mund të shkonte për Barcelonën. Sikur të mos mjaftonte humbja e minutës së fundit në debutimin në kampionat kundër Athletic Bilbao, tekniku Ernesto Valverde humbet edhe një tjetër sulmues, duke patur në dispozicion tashmë vetëm Griezman e Dembele. Dëmtimi i Luis Suarez nuk ka qenë i lehtë, ashtu sikurse u kuptua në fakt, që në momentin e daljes së uruguajanit nga fusha.

Pa Lionel Messi të dëmtuar, Barcellona duhet të bëjë llogaritë edhe pa Suarez. Kontrollet të cilave iu nënshtrua sulmuesi uruguajan, që u zëvendësua në minutën e 37′ të ndeshjes në San Mames, kanë evidentuar një dëmtim në pulpën e djathtë. Nuk janë komunikuar ende kohët e sakta të rikuperimit, por është e sigurtë se Suarez do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, kundër Real Betis.

Për momentin mendohet se Suarez duhet të qendrojë dy-tre javë jashtë fushës, me objektivin të jetë gati pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtareve. Dëmtimi i Suarez është identik me atë të pësuar nga Lionel Messi, që nuk ka luajtur në asnjë ndeshje përgatitore para startit të sezonit dhe mungoi edhe kundër Athletic Bilbao.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *