• |
ide | kryesore

Basha nxjerr videon për 27 politikanë të PS: Kjo është kartela e tyre kriminale

Lajme, Të fundit



”Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik!”, shkruante kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy ditë më parë pas njoftimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës për tërheqjen nga marrja e detyrës.

Sërish sot, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” i është përmbajtur të njëjtit mesazh, ku krahas denoncimit për lidhje me botën e krimit, duke përmendur emra të përveçëm të ish-zyrtarëve dhe të funksionarëve aktualë të Partisë Socialiste, Basha thekson se “Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”

Përmes një videoje të postuar bashkëngjitur postimit, kryedemokrati numëron “kartelën e shkurtër kriminale” të 27 politikanë socialistë , që sipas tij janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin.

Mesazhi i Bashës

Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/717886505303132/?v=717886505303132



3 Comments

  1. E KENI GABIM , KETA JANE VETEM NJE PJESE SHUME E VOGEL E BANDES RIFHJERESE . KA EDHE SHUME E SHUME TE TJERE . PSE NUK E VINI EMRIN E ALFRED PEZES? PO FRED KOKONESHIN ? PO ATE TE POLIÇANIT? PO SHEFAT E TANISHEM TE KOMISARIATEVE PSE NUK I PERMENDNI ? VETEM NGA TEPELENA JANE MBI NJE DUZINE . PASTAJ KUR FLASIM PER INJORANT ME DIPLOMA TE BLERA NUMRI BEHET POTHUAJSE I PAFUND . PO NA DREJTON KRIMI , PO NA DREJTOJNE INJORANTET QE JANE AKOMA ME TE KEQINJ SE KRIMINELET .

  2. Hiqni dore nuk ka shpresa, evropa fo te na shohe te pergjakur midis nesh. Fitoi rama dhe varikarsat e tij. Tani eshte thjeshte fasada e legjitimuar. Merruni me instagram se punen e vertet nuk e meritojne tja bejme ne. Le te vazhdojne te shperdajne pasuri midis tyre. Ky eshte realiteti mbas politikes se sorosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *