• |
ide | kryesore

Basha, pas teatrit kontratë edhe me unazën e re: “Ndjekje penale pë ata që abuzuan”

Arkiva, Të fundit



“Rishikim i projektit dhe dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut”. Këto janë angazhimet që ka marrë Partia Demokratike e cila firmosi me banorët e Unazës së Re një kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” – thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet.

Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD angazhohet që në momentin kur do të jetë në qeveri, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në kontratë thuhet se ndërtesat do të legalizohen brenda 6 muajve nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut.

Ndërsa pika tjetër, që është edhe pika e gjashtë dhe e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re. “Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”- thuhet në kontratën mes PD dhe Grupimit të banorëve të Unazës së Re, ku bëjnë pjesë edhe banorë të prekur nga devijimi i Lumit të Lanës.



14 Comments

  1. Ky bën dhe kontratë me djallin për të ardhur në pushtet se vetë nuk është i zoti. Financuesit e partisë së tij kanë dhënë dhjetra milionë euro për të dhe ky është nën presion se ata nuk presin gjatë për të marrë ato para dhe intersat disafish. Prandaj dhe bën kontrata me uzurpuesit e tokave të qytetarëve të Tiranës. Kujton se do fitojë 10 vota por humbet 11 vota nga pronarët e ligjshëm ( ata që duhet të ishin baza e votuesve të PD).

    1. Në fakt si ky si ai tjetri që është në pushtet nuk bëjnë për të drejtuar këtë vend. Të dy janë të paaftë dhe të pandershëm.

  2. ”” kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre.”’
    ”” Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar””

    Kontrate midis PDs dhe kujt ? Kontrate me fjale te pergjithshme boshe.
    Asnje gjykate nuk mund te mbroje palet ne kontrate kunder njera tjetres nese ‘ kontrata ‘ nuk zbatohet.

    1) mbeshtetja ndaj protestes se tyre ? ( si dhe kur do jete kjo mbeshtetje ? ) , Nese PDja nuk e zbaton kete ‘ pike te kontrates’ …. , cili do jete denimi ndaj saj ? .
    2) ”Nese vjen ne pushtet …. do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit” , Te gjitha projektet qe behen kamuflohen me ‘ interesin e komunitetit’ . Cili komunitet ? Te popullit te Tiranes apo te atyre qe kane nenshkruar ‘ kontraten, 20 -30 shtepi ‘ …

    Ceshte ky show politik naiv dhe foshnjeror i felliqur ?
    Ky po ja kalon dhe Veliajt pa u bere kryeminister,, imagjinoni kur te behet kryeminister ky !
    ( eshte dhe jursit pale )

  3. Ky pedja me kujton filmin “I teti ne bronx”ku komunisti partizan Memo Kovaçi i mori kripen tregtarit dhe ia shperndante popullit,ndersa tregtarit i dha nje leter(kontrate)te firmosur dhe i tha:leket do i marresh kur te çlirohet Shqiperia,edhe ky palla firmos kontrata qe do zbatohen kur te çlirohet Shqiperia,prit gomar te mbije bare….

  4. Ore hajvan.

    Qelbesira eshte hajdut. Kjo dihet.

    Por projekti ne tamsin kryesor she ne nenkalim eshte OK.

    Protestuesit shohin endra me Dyqane, qe do ti marin si pronare te tokes nga ndertuesit, pasi ta bejne Unazen me 1 Korsi, ku ata jane qiradhenes dhe pine kafe.

    Une jam kunder Qelbesires Rilindase gjithashtu. Na rropi me Koncesione dhe hajduterira. Shirritin e Derrit paska patur.

    Duhet te largohen nga politika te gjithe qelbesirat qe kane 30 vjet qe nuk mungojne ne politike dhe nuk kane zanat tjeter.

  5. Ore di njeri ay loqja e himares qe rrafi ata spanjollet mos eshte gje vllai apo kushuriri i koco kokdhimit

  6. O lul ti po te doje kishe 4 vjet kohe per ti legalizuar ato mut godinash, me gjithe ata mut pronaresh, po ti je mut muti. Dhe sikur te vish ne pushtet ti thjesht do i lesh gjerat zvarr, as unaz nuk do zgjerosh, ndertesat as nuk do i prishesh, as do i legalizosh, as do ti qish as do ti leshosh, jo se je cun i keq apo i mire, as i pd apo ps, por thjesht ate tip ke….

  7. o mavri po ti e ke ne dore vetem kur ben shurren se gje tjeter ske o derdimen.Hajt perderi sa ka trushkulur qe te ndjekin nga pas vazhdo e bej qejf.

  8. GJITHE DERRAT NJE TURI KANE.
    NUK KEMI BESIM TEK ASNJE
    KEMI BESIM VETEM NESE BEHEN
    NDYSHIME LIGJITORE DHE ZBATOHEN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *