• |
ide | kryesore

Bleona kërkon suksesin në një fushë tjetër, atë të…

Paparazzi, Slider
bleona-qerreti-xfactor.jpg



Bleona Qereti po kërkon një tjetër sukses ndërkombëtar përpos muzikës.

Këngëtarja shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë  “Taryn Brown + Company”, e cila merret me promovime, reklamime dhe projekte të ndryshme të kësaj fushe.

Vetë Taryn Brown është shprehur për “Yahoo Finance” se: “Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standardet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’”.

Me sa duket, Taryn dhe pjesëtarët e tjerë të kompanisë, janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim.

Nuk është çudi që Bleonën ta shohim së shpejt pjesë të ndonjë show të famshëm në Amerikë.

Këngëtarja ka treguar edhe një tjetër surprizë për fansat, që ka lidhje me një projekt muzikor të ri.

Bleona ka paralajmëruar dhe një këngë të re, por nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër në lidhje me këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *