• |
ide | kryesore

Chelsea nuk ka ndërmend të paguajë Conte: çështja kalon në Gjykatën e Punës

Sport



Chelsea nuk dorëzohet dhe vazhdon betejen ligjore kundër Antonio Conte. Pas vendimit që në maj dënoi Blues të derdhnin dëmshpërblimin prej rreth 11 milionë euro ndaj teknikut salentin, për shkarkimin në 2018, klubi anglez ka prezantuar ankimimin në Gjykatën e punës në Londër, duke vazhduar të pretendojnë se shkarkimi është kryer për cështjen e duhur. Lajmin e ka bërë publik ‘Daily Mail’.

Në korrik 2018, Chelsea e kishte motivuar arsyen e shkarkimit “për shkakun e duhur” e kishte pezulluar pagesën e rrogës. Arsyetimi i Blues lidhej me largimin e Diego Costa, pas një sms të dërguar nga Conte lojtarit spanjoll në verën e 2017 e disa thyerje të rregullave të pretenduara, nga trajneri aktual i Inter, si vonesa në konferencën për shtyp, mungesa e prezantimit në disa evente e deri në gabimin e parkimit të makinës në qendrën teknike të Cobham në hapësira të dedikuara për zyrtarë të tjerë. Gjykata arbitrale i kishte dhënë të drejtë trajnerit, duke e detyruar klubin londinez ti paguajë një vit rrogën.

Conte, natyrisht jo prezent duke qenë i impenjuar në Pinetina me Inter në prag të debutimit në Serie A kundër Lecce, është përfaqësuar nga avokati Phil Bonner, i studios ligjore Centrefield me qendër në Manchester, ndërsa Chelsea është përfaqësuar nga Northridge Laë, me avokatin Richard Berry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *