• |
ide | kryesore

Çudia: Zyrtarizimi i Balotelli nuk bëhet për… bestytni

Sport



Do të jetë nesër dita e madhe e Mario Balotelli tek Brescia. Sikurse raporton Sky Sport, pas 24 orësh do të vijë njoftimi i kthimit në shtëpi të “SuperMarios”: një zgjedhje e bërë në fakt edhe për cështje bestytnie, pasi firma është hedhur dje në mbrëmje. 17 gushtin, presidenti Cellino ka preferuar në fakt të shmangë njoftimin zyrtar: “Më mirë të presësh deri nesër, të dielën 18 gusht, për të dhënë lajmin e ardhjes së sulmuesit me përvojë, është më mirë…”

Për Balotelli është gati një trevjeçare e lidhur me shpëtimin e klubit: nëse skuadra do të rrëzohet, futbollisti do të lirohet nga kontrata. Rrogë bruto prej 3 milion në vitin e parë, shto dhe tre të tjera (gjithnjë bruto) në rast shpëtimi të Brescia. Në këtë pikë do të vinte më pas një tjetër dyvjeçare prej gjashtë milionë sezonalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *