• |
ide | kryesore

Del video, shihni si terrorizon turistët spanjollë pronari i lokalit në Himarë

Lajme, Të fundit

Janë publikuar pamjet filmike nga ngjarja e rëndë e shënuar pasditen e djeshme në Himarë, ku pronari i lokalit “Panorma”, Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, ka sulmuar fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.

Materiali i bashkëngjitur më poshtë ngjason me inskenimet e filmave hollivudianë, ku Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe ndërkohë që është në lëvizje, tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin, për të vijuar dhunën ndaj turistëve.

51-vjeçari është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Tmerri për familjen nga Spanja ka zgjatur për disa minuta deri sa mjeti është larguar deri në vendin e quajtur “Volloder”, ku është pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që kanë ndërhyrë menjëherë.

Konflikti nisi pasi turistët kishin mbetur të pakënaqur nga shërbimi në lokal dhe kanë tentuar të largohen.

Kokëdhima është arrestuar dhe materialet në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 

11 Comments

  1. Ky pronar leshi i thenshin nuk esht gje tjeter veç nje familje kanibali, me plot kuptimin e fjales KANIBAL. Ky ka qene perhere problematik, pa leje , pa license, i mbrojtur nga shteti, nga Koco dhe kusherinjte e tij, nga ndertuesi Gjikuria, etj.
    Te nderhyje shteti dhe ti ktheje popullit bregdetin qe ky gangster ka grabitur. Ti sekuestrohet cdo gje dhe te varet ne litar
    Edhe nje ndertim rreth 500 metra me tej, eshte pa leje, por eshte ndertuar nga ai qe nderton te kodra e diellit me aprovimin.K.Kokedhimes dhe Ilir Metes. Te zbatohet ligji me force per te gjithe njelloj.

  2. E tmereshme cfar maskaralleku ti mbyllte bisnes I e ta fusin per jetesisht ne burg. VITIN QE KALOI TEZJA TIME KA QENE NE KETE LOKAL DHE NUK JEPET ASNJE FUTURE.

  3. Pyetja qe pare qe me vete ne mendje eshte
    Cfare duhet ti kesh bere tjetrit qe te hipi para makines edhe mos te zbrese?
    Se kjo jo hengri e spagoi faturen, erdhi urdhri me vonese apo nuk u pelqeu ushqimi nuk mjaftojne
    Pytja e dyte:
    Kur tjetri eshte para makines 10 ton, edhe po u rrezua mund ta shtypesh edhe te vesh ne burg, si shoferi edhe ai cubi me llafe perse nuk ndaluan per 3km?
    Edhe ketu perralla po i ndiqnin nuk ka vlere se ata ndaluan ne fund.

  4. Kjo po qe do bej xhiron e botes dhe do shtoje turizmin e aventures. Lokalit duhet t’ja vene emrin Spiderman-i i jugut te eger. Me pak operacion marketingu, ai lokal mund te lulezoje.
    Sido qe ta shohesh situaten te vjen me shume per te qesh se per te qare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu