• |
ide | kryesore

FOTO/ Zënkë e fortë Aguero-Guardiola: argjentinasi nuk e merr mirë zëvendësimin

Sport

Spektakli në Etihad Stadium kishte brenda edhe adrenalinën dhe egon, aq sa Sergio Aguero nuk e mbajnë nervat në momentin e zëvendësimit. Diskutim i ndezur mes Pep Guardiola e argjentinasit në momentin kur numri 10 i la vendin në fushë Gabriel Jesus, në minutën e 21′ të pjesës së dytë të Manchester City-Tottenham, kur rezultati ishte 2-2.

Tekniku spanjoll preferoi të hedhë në fushë asin brazilian në vend të Aguero, autorit të avantazhit provizor 2-1 të Citizens, por lojtari nuk e mori mirë zëvendësimin, duke i ulëritur trajnerit, që i është përgjigjur po me aq zjarr, duke e parë me fytyrë të egërsuar.

Të dy kanë bërë paqe pak minuta më pas, në momentin e golit të shënuar pikërisht nga Gabriel Jesus në minutën e 92′, të anulluar më pas nga Var, për prekje të topit me dorë nga Laporte. Goli u anullua, por të paktën shërbeu që Guardiola e Aguero të sqarohen, përpara se të mbeteshin të dy të zhgënjyer nga vendimi i arbitrit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu