• |
ide | kryesore

Gjermania në kërkim të 472 mijë punëtorëve, zbuloni profilet më të kërkuara

Lajme

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, shkruhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Siç raporton RTL.de, ka afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej të cilave në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë.

Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira pune.

Ndërkaq, bavarezët shpreheb se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi ishin të pakët shoferët e kamionëve, të autobusëve dhe të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Gjithashtu, mungesë e madhe vërehet tek infermierët dhe mjekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu