• |
ide | kryesore

Milan kërkon zëvendësusin e Cristiano Ronaldos tek Real Madrid

Sport



Raporti mes Real Madrid dhe Milan zgjat prej një jete, por është konsoliduar edhe më shumë nga tratativa e Theo Hernandez. Real Madrid është tregu i ëndërrave, jo vetëm për Milan, por shumë klube europiane kanë hedhur sytë nga lojtarët “e padëshiruar” të Zinedine Zidane. Por ndërkohë, merengues kanë ftuar në tryezën e bisedimeve kuqezinjtë për një goditje të re në javën e fundit të merkatos.

Objektivi numër një i Boban e Maldini mbetet Angel Correa, por bisedimet mes Rodrigo-Atletico janë bllokuar, e si rrjedhojë edhe shitja e argjentinasittek Milan është në fazë pritje. Ndoshta mund të konkretizohet në fund të sesionit të merkatos e me kampionatin e nisur. E në këtë pikë, Real ka ndërhyrë, për ti propozuar Milan lojtarët e tyre në dalje, që nuk janë shumë të kushtueshëm, si janë për momentin Luka Modric, James Rodriguez e Gareth Bale. Në tryezën e bisedimeve është Mariano Diaz, 26 vjecari që erdhi në Bernabeu për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo, duke marrë madje edhe numrin 7, por nuk nuk arriti as të ishte titullar e jo më të bënte të harrohej portugezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *