• |
ide | kryesore

“Nuk kam parë kurrë njeri të veshur më keq”: Boateng nuk kursen kritikat e vlerësimet për kampionin italian

Sport

Kevin Prince Boateng ka folur për Federico Chiesa, yllin e ri të Fiorentina. Si gjithnjë ish-milanisti del nga skemat e përvec nënvizimit të kualiteteve njerëzore e profesionale të shokut të ri të skuadrës, nxjerr në pah atë që sipas tij është difekti kryesor i sulmuesit, imazhi.

“Duhet ta coj Federico për shopping, por shumë në fakt, vishet në mënyrë të tmerrshme – ka thënë Boateng për La Nazione -. Sepse për pjesën tjetër, ka numra të jashtëzakonshëm. Jashtë fushës është një djalë i mirë: më ka thënë se nuk mund të ece në qendër të Firences, sepse njerëzit e ndalojnë vazhdimisht. E unë i thashë, po unë cfarë duhet të them, që më njohin në gjithë botën e jo vetëm në Firence si ty. Bejmë shpesh shaka”.

Por vlerësimet për sulmuesin e Italisë vazhdojnë: “Më besoni: Chiesa është e një tjetër kategorie. Ka gjithcka: teknikë, forcë, shpejtësi, egërsi, goditje, dribling. Nëse do të kenë mendjen e duhur, mund të bëhet një nga tre lojtarët më të mirë në botë. Ndoshta edhe më i forti, ai të bën keq edhe i vetëm. Në këto nivele është mendja që bën diferencën, sepse ca talent për të luajtur e kemi të gjithë, kush më pak e kush më shumë. Por Federico është një nga ata që nëse i shkon në mendje të jetë më i miri, e arrin. Kini parasysh se është hera e parë që them dicka të tillë për një shok skuadre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu