• |
ide | kryesore

Pas martesës Marsela dhe Vitmari planifikojnë të zgjerojnë familjen

Paparazzi, Slider



Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Kjo u zbulua pak javë më parë, e ndërkohë për planet e tyre për të ardhmen kanë folur vetë këngëtarët në një intervistë për revistën “Who”.

Vitmari u shpreh se pavarësisht se është përfolur shumë martesa, ende nuk ka një plan të organizuar për të.

“Pavarësisht se është përfolur shumë në portale apo media për fajin tënd (buzqëqesh), ne nuk kemi ndarë apo planifikuar ende asgjë. Do na pëlqente pse jo, siç themi ne Tironsit “me kismet t’Zotit””.

Megjithatë Marsela e ka imagjinuar dasmën e saj ideale që do të jetë shumë romantike dhe sigurisht buzë detit

“Buzë deti, të rrethuar nga njerëzit që duam fort, prindërit, shoqëria… diçka e thjeshtë, por kuptimplotë dhe me siguri me muzikë shumë të mire”.

Vitmari u shpreh se ka shumë plane të tjera në lidhje me jetën e tyre, mes të cilave një xhiro gjatë e gjerë botës me ‘Harley’, duke luajtur këngët e tyre dhe pastaj të zgjerojnë familjen sa më shpejt.

/Who



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *