• |
ide | kryesore

Publikohen pamjet nga dasma e Erik Lloshit

Paparazzi, Slider



Erik Lloshi i ka dhënë fund beqarisë!

Këngëtari  shqiptar ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij Romina në një ceremoni mjaft elegante me miq e të afërm.

Erik Lloshi ka ndarë disa nga momentet më të veçanta në Instastory, të dasmës së tij, mes të cilave kërcimin e parë romantik të çiftit dhe surprizën e tij për nusen.

Ndërkohë që kërcente, këngëtari këndoi një këngë të re dedikuar partneres së tij, me vargjet: “Ti më ke mua! Sa herë të qash do të jem aty!”

Dje në fakt u organizua dasma e nuses, pasi Erku shihet teksa hyn me krushqit në lokal, ndërkohë që nusja e pret në tryezën e çiftit.

Kjo do të thotë se damsa e dhëndrit mund të mbahet sot, ku na presin mjaft surpriza të tjera!

Të dy dukeshin shumë elegantë! Romina me një fustan pas trupit si sirenë, ndërsa Eriku me një kostum të zi elegant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *