• |
ide | kryesore

Shembja e skelës/ Punëtori që mbijetoi tregon detaje nga ngjarja: Isha varur nga bluza te…

Lajme, Të fundit



Tre punëtorët që morën plagë të rënda nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh në rrugën “Faik Konica” në kryeqytt, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej tyre, Genti Bardhi, ka folur për televizionin informativ “ABC News”, duke treguar disa detaje nga momentet e fundit të punës, para se të rrëzohej skela.

Bardhi është shprehur se as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja dhe se është një mrekulli që ka mbiijetuar. Punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi”, ka thënë se ndodhej në katin e katërt të ndërtesës në momentin që skela ka rënë, dhe për disa çaste ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë.

Ndërsa, kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë, ishte në katin e 6-ë. Përsa i përket viktimës tjetër, Genti u shpreh se nuk mban mend asnjë detaj dhe se e ka marrë vesh nga njoftimi i Policisë që ka ndërruar jetë.

Sakaq, dy punonjësit e skelës që i kanë shpëtuar ngjarjes fatale, janë hedhur nga skela.



2 Comments

  1. KETYRE HERONJEVE QE RUANIN FAMILJEN ME MUND E DJERS DUHET ME U NGIT LABIDAR LALI ERI JO TI DHE CA TE TJERVE QE SE DINI KUR KENI PUNUAR QOFTE DHE NJE DITE JU VETEM VJEDHNI GRABISNI VRISNI MASKRENJE DUHET TU NGIHET BUSTI O PARA BASHKIS O PARA PALLATIT.

  2. Para bashkise me gjithe ate te Arditit. Zoti i meshirofte. Fatkeqsi. Keta jane perbindsha qe tani te vjen neveri tja permendesh emrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *