• |
ide | kryesore

Tragjedi në det/ Humb jetën 26-vjeçarja shqiptare, po notonte me të bijën

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Metaponto, Itali, ku një nënë shqiptare ka ndërruar jetë teksa po lahej në det me të bijën 6-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të ditës së sotme.

Sipas dëshmitarëve okularë, e ndjera ka kërkuar ndihmën e rojeve të plazhit, të cilët ndërhynë duke e nxjerrë së bashku me të miturën në breg, ku iu dha ndihma e parë.

Më pas, nënë e bijë u transportuan për në Spitalin San Carlo të Potenza-s.

Fatkeqësisht 26-vjeçarja ndërroi jetë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përdorimit të defibrilatorëve.

Ndërkohë që po kryhet autopsia e trupit të së ndjerës për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *