• |
ide | kryesore

Vdekja e 2 punëtorëve, Vetëvendosje: Qeveria, përgjegjësi direkte për sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës

Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme, ku 2 punëtorë të kompanisë së ndërtimit “Xhimi” humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë morën lëndime të rënda, pasi ranë nga skela e shembur e një pallati që po rikonstruktohej në rrugën “Faik Konica”.

Në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare në “Facebook”, VV vëren se ndodhi të këtij lloji janë kthyer në normë, pasi nuk ka patur llogaridhënie nga institucionet përkatëse dhe ekzekutivi, “që ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës”.

Sipas VV-së, kjo situatë nuk ka për të ndryshuar derisa personat përgjegjës, kompanitë që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve dhe përfaqësuesit e institucioneve që nuk marrin masat adekuate të sigurisë në punë, të përballen me drejtësinë. “Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar.”- përmbyll postimin në “Facebook” Lëvizja Vetëvenedosje me qendër në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme, afër qendrës së Tiranës, dy punëtorë humbën jetën duke rënë nga skelat e një kantieri ndërtimi. Ata ishin dy burra në moshën 31 dhe 36 vjeçare. Dy punëtorë të tjerë u plagosën rëndë në të njëjtën ngjarje dhe u shoqëruan në urgjencë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e dy punëtorëve të vdekur, dhe ndjenjat më të ngrohta për dy të tjerët që ende janë të shtruar në spital, duke uruar për shërimin sa më të shpejtë të tyre.

Jemi të prekur thellë që kjo situatë nuk i takon një rasti të jashtëzakonshëm, por ështe kthyer në një gjendje normale. Numri i punëtorëve që kanë humbur jeten në vendin e punës është tronditës, por tronditja nuk ka cekur asnjëherë edhe institucionet përkatëse, as pjesën e ekzekutivit qe e ka si përgjegjësi direkte sigurinë e jetës dhe të kushteve të punës. Punëtorët në ndërtim apo miniera po humbin jetën, por interesat e atyre që e mirëmbajnë këtë gjendje nuk preken.

Situata nuk ka për të ndryshuar pa u vendosur para drejtësisë personat përgjegjës, ato kompani që shkelin të drejtat bazë të punëtorëve si dhe ata përfaqësues institucionesh që nuk marrin masa për të mbrojtur punëtorët. Për një pakicë, postet dhe privilegjet janë të patjetërsueshme, ndërkohë që po rritet numri i njerëzve të shfrytëzuar brutalisht të cilët kanë të trashëgueshme vetëm të drejtën e tyre të shkëmbejnë varfërinë me vdekjen.

Ndryshimi nënkupton një tjetër model qeverisës që i mbron punëtorët përmes shtetit të së drejtës dhe shtetit social, që jetën dhe të drejtat e punëtorëve e vendos përmbi çdo interes financiar.

17 gusht 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri



5 Comments

  1. Qeveria ka pergjegjisi direkte per legjislacionin dhe mirezbatimin e tij.
    Aksidente ndodhin kudo. Pyetjet qe duan pergjigje jane:
    A parasheh ligji ne fuqi trainim te detyruar per punetoret ne lartesi?
    Rregullat e sigurimit teknik (te pakten knej nga nahija jone) kerkojne rripa te lidhur sigurimi nese punon mbi tre metra lartesi, si edhe trainim te detyruar per punonjesit.
    Nese punetoret jane lejuar te punojne pa trainim, fajin e ka kompania, e cila e ka hak nje padi civile.
    Nese punetoret jane trainuar, po kane thyer keto rregullat e sig teknik, fajin e ka brigadieri dhe punetoret bashke.
    Nese nuk ka rregulla fare, apo rregullat nuk parashohin nje situate te tille, fajin e ka qeveria.

  2. Fajin me te madhe e ka bashkia keta punetore neqoftese Jane duke punuar per bashkine firma e kontraktuar nga bashkia duhet té kete té gjitha dokumentet se perndyshe nuk mund té punoj per bashkine. Dhe e dyta firmà qe nuk permbush ligjet dhe normat nuk ka té drejte té punoj.Gjobe per firmen dhe deri sa té kete dokumentet e duhura nuk ka té drejte té asnje lloj punimi.Pyetja qe bej a ekzistojne valle inspeksionet e shtetit per té pare se firmat Kane té gjitha dokumentet ne rregull per té punuar??? Jo jo…. Dhe sikur té ekzistojne aty Jep nje zarf me leke. Dhe rregullohen punet. Nje vend qe nuk do hyj kurre ne Evrope nga korrupsioni qe kam. Nugeshellime famijeve.

  3. Ketu eshte i cartur i gjithe sistemi. Sigurisht qe ka rregullore per punimet ne lartesi dhe me shume mundesi zoterinjte jane te pajisur me ca certifikata trajnimi, qe ia ka blere firma sa per dokument. Keto rastet e aksidenteve ekspozojne deshtimin total te institucioneve; bashkise qe i ka dhene tenderin, inspektoriatit te punes, trupave certifikuese, perfshire ato qe kane licencuar firmen me keto drejtuesit teknike etj.
    Per fat te keq ketu ka rene institucioni baze: vlera e jetes njerezore.
    Vetem se vetevendosja me ideologjine e saj, ka me shume mundesi t’i lere papune sesa t’i permiresoje kushtet e punes punetoreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *