• |
ide | kryesore

Video/ Nga hero në katastrofë: Adrian rikuperon, por një motiv që ishte pa kontratë kishte…

Sport, Video



Adrian i bëri të lumtur tifozët e Liverpool me rikuperimin e tij, përpara ndeshjes së Premier League kundër Southampton, duke patur parasysh atë cfarë bëri portieri spanjoll në Superkupën e Europës, por performanca e tij këtë herë ishte larg nga fama e treguar, për fat pa ndikuar në suksesin final 1-2 të Reds në transfertë.

Kur dukej gjithcka e sigurtë me golat e Mane e Firmino në stadiumin “St. Mary’s”, portieri Adrian ka bërë një gafë që nuk kanë për ta harruar lehtë tifozët e Liverpool. Në minutën e 83-të, spanjolli e ka pasuar topin në këmbët e Danny Ings, që shënoi pa e kuptuar golin që vuri nën presion në minutat e fundit skuadrën nga Merseyside. Klopp e rigjeti Kariusin e tij…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *