• |
ide | kryesore

Video/ VAR i heq fitoren City: Super Sterling nuk mjafton, Tottenham mur në Etihad

F1, Sport, Video



Spektakël i jashtëzakonshëm në ndeshjen e madhe të javës së dytë të Premier League: në Etihad Stadium, Manchester City e Tottenham barazojnë 2-2, duke lënë në krye të klasifikimit me pikë të plota vetëm dy skuadra, Arsenal e Liverpool. Një super performancë e Sterling dhe Citizens, që iu mohua fitorja në shtesë vetëm nga ndërhyrja e VAR (edhe pse e drejtë), që fshiu lumturinë e golit për Gabriel Jesus.

Skuadra e Guardiola rrëmbeu menjëherë avantazhin në minutën e 20′ me Sterling, që me kokë gjeti këndin e largët të Lloris, në krosimin perfekt të de Bruyne. Vetëm tre minuta zgjati euforia e Citizens, sepse rikthimi i Spurs është i frikshëm, në gol me Lamela, në një ekzekutim inteligjent në hyrje të zonës. Por në të 35′ është akoma City që kalon në avantazh, me devijimin fantastik të Agueros, që nuk i lë asnjë shans Lloris. Tottenham nuk hoqi dorë dhe barazon 11 minuta pas rifillimit me mënyrën më të pazakontë për Lucas Moura. Braziliani kërceu mbi Otamendi për të shënuar 2-2 me kokë, por rezultati mund të ndryshonte në minutën e 94′, kur Gabriel Jesus shënoi golin që entuziazmoi Etihad, por vetëm për pak caste.

Var anulloi golin që do të ishte vendimtar, për një prekje me dorë të topit, përpara se të mbërrinte tek Gabriel Jesus. Manchester City dominoi për fraksione të gjata lojën (28 goditje në total kundër 3 të Spurs), por Tottenham shfrytëzoi më mirë rastet e pakta që ndërtoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *