• |
ide | kryesore

Zidane paqe me Bale; 10 merengues mjaftojnë të shkatërrojnë Celta Vigo

F1, Sport



Real Madrid duhej të përfitonte nga hapi fals i Barcelonës, por në “Municipal de Balaidos” të Vigos nuk është asnjëherë e lehtë. E megjithatë merengues e bëjnë duke thyer 1-3 Celta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë të Luca Modric. Për tu shënuar paqja e kondicionuar nga dëmtimi i Hazard, mes teknikut Zinedine Zidane e Gareth Bale, nga minuta e parë në fushë.

Karim Benzema e shënoi golin e parë të Real Madrid, duke e bërë të dukej e thjeshtë fitorja përballë Celta Vigo, edhe pse vendasit zotëruan topin në pjesën më të madhe të kohës. Francezi i ndëshkoi në minutën e 12 të ndeshjes, ndërsa prapavija e Blancos rezistoi pa kaluar asnjë rrezik me përjashtim të golit të anulluar me VAR të Brais Mendez, që u gjet në pozicion jashtë loje.

VAR penalizoi Vigon në kërë rast, por i dha superioritetin numerik në minutën e 56, duke ndihmuar në kartonin e kuq për mesfushorin Luka Modric, pas ndërhyrjes së ashpër të kroatit ndaj Denis Suarezit. E pikërisht me 10 lojtarë, që Real tregoi supremacinë e vërtetë, duke
shënuar edhe dy gola të tjerë. Toni Kroos realizoi një supergol në minutën e 61-të, ndërsa një asist i Benzema e nxorri Lucas Vazquez në pozicionin e duhur për të shënuar golin e tretë në minutën e 80 të ndeshjes.

Goli i Iker Losada shërben vetëm për statistika, pa e penguar Real Madrid ti gëzohet tre pikëve të para, në një kampionat që u duk se nisi keq për ta për shumë dëmtime të pësuara, por në fushë rezultoi krejt ndryshe. E tani, kundër Real Valladolidin më 24 gusht, Zidane është shumë më i qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *