Pabarazia në vëmendjen publike mbi dy turistët e kanosur dhe dy punëtorët e vrarë tregon se si ideologjia sunduese farkëton mendimin e gjithsecilit. Në rastin më të mirë, punëtori përfytyrohet si fatkeq. Por thuajse askujt nuk i shkon ndër mend se ai është subjekti më produktiv i shoqërisë. Turisti, sidomos i huaj, konsiderohet shtyllë e ekonomisë, ai që na sjell ca xhixha që të mbahemi. As këtu nuk i shkon kujt mendja te puna e një ushtrie të panumërt e kokulur kamerierësh, banakierësh, pastruesesh, kuzhinierësh etj., që, sikur të mos u mjaftonte sfilitja në zheg, duhet të durojnë edhe britmat e pronarit.
Edhe më e theksuar është kjo pabarazi vëmendjeje tek ata që janë pjesë e të gjithëdashurës klasë e mesme. Trajektorja e jetës së tyre nuk do t’i çojë kurrë në majë të skelës. Prandaj ata nuk identifikohen me punëtorin, por thjesht e mëshirojnë në distancë. Kurse, si turistë kronikë, sidomos të plazheve pas Llogarasë, u ngrihen qimet përpjetë nga identifikimi me turistin.
Arlind Qorri, marë nga Facebok i autorit
Qarri dhe qederi autental moter e vella. Nga velina. Fuga. “Profesori”
Vezhgim i sakte!
Duhet thene , qe njerezit mund ta gjejne ne zemren e tyre fuqine per t’u identifikuar me viktimat si qenie njerezore, pa pasur nevoje te identifikohen me ta si punetor skele. Nuk mund te jemi kaq tribale e primitive.