• |
ide | kryesore

Kufoma në Durrës/ Policia jep detaje: Çfarë tregoi ekspertiza

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për trupin e pajetë të seksit mashkull, që u nxor mëngjesin e sotëm nga deti.

Policia sqaron se nga ekspertiza e jashtme trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, si dhe nuk janë evidentuar shenja dhune e dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

 

Sipas uniformave blu, trupi ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu