• |
ide | kryesore

Meghan dhe Harry kritikohen për pushimet luksoze

Paparazzi, Slider



Për një javë pushime në Ibiza, me vogëlushin Archie, Harry e Meghan Markle nuk u kursyen fare. Mes lokacionit luksoz, fluturimit privat, sigurisë, llogaritet një shifër rreth 100 mijë euro.
Nuk ka asgjë të çuditshme për një familje VIP, por fatkeqësisht në rastin e tyre llogariten dhe paratë publike. Kjo gjë nuk u pëlqeu fare shtetasve britanikë dhe dukët e Sussex janë përfshirë nga kritika të shumta.
Shifra e saktë për qëndrimin nga 6-12 gusht në Baleari është sekret, por media britanike bëri llogaritë e çiftit mbretëror.
Sipas “Daily Mail”, çmimi i vilës larg syve të njerëzve ishte rreth 50 mijë euro, 21 mijë për avionin privat, si dhe shpenzimet për truprojat, si britanike dhe spanjolle.
Ankesa nuk kishte vetëm nga kontribuesit e taksave, por edhe nga shoqatat ambientaliste, pasi sipas tyre Harry e Meghan nuk menduan për ndotjen që do të krijonte avioni privat për t’i çuar në destinacion. Dhe kjo është një goditje e rëndë për çiftin, që gjithnjë kanë shprehur ndjeshmëri për problemet e ndryshimeve klimaterike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *