• |
ide | kryesore

Metallica, bamirësi për fëmijët e sëmurë

Paparazzi, Slider



“Metallica” organizuan një koncert, me të gjitha biletat e shitura, në “Arena Na?ional?”, në Bukuresht, dhe vendosën të vlerësonin dashurinë e fansave, duke dhuruar 250 mijë euro për ndërtimin e të parit spital pediatrik të onkologjisë dhe radioterapisë në Rumani.
“Me ndihmën tuaj dhe sponsorizimin e “Mastercard”, dhuruam 250 mijë euro për shoqatën “Daruieste Viata” (The Give Life Association)”, -lexohet në profilin “Facebook” të grupit.
“Një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që ishin të pranishëm në koncert #MetInBucarest: na ndihmuan të mbyllnin këtë etapë europiane me një sukses të madh. Me ndihmën tuaj dhe sponsorizimin e “Mastercard” morëm pjesë në nismën #NoiFacemUnSpital të “Daruieste Viata (The Give Life Association)” me një donacion prej 250.000 eurosh, për të ndërtuar të parin spital pediatrik të onkologjisë dhe radioterapisë në Rumani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *