• |
ide | kryesore

PD Shkodër: Nesër protestë, jo këshill të ri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur nesër është parashikuar konstituimi nga maxhoranca i Këshillit Bashkiak të Shkodrës të dalë nga 30 qershori opozita thërret protestë. Partia Demokratike në Shkodër iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në një protestë paqësore nesër në 10:00 për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e dinjitetit.

PD deklaron se nuk mund të pranohet konstituimi i një këshilli ilegjitim dhe aq më pak në rektoratin e Universitetit të Shkodrës duke kujtuar 2 prillin e 30 viteve më parë. Paralajmërmi i PD Shkodër për kryeministrin Rama është: “Mos luaj me zjarrin!”.

DEKLARATA
Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.
Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë, për dinjitetin e Shkodrës !
#partiademokratikeShkoder #pd



3 Comments

  1. Shume drure te shtrembes paska patur kjo turra e druve rilindore, cudi si nuk ka rene deri me sot. Apo mos ia kane lene Shkodres si me 2 prill 1991, ku filloi renja e lire e PPSH? Ndoshta…

  2. Shqiptaret kane pajtujar me te keqen e duan te majten edhe pse s’la gje pa ju bere ne shekullin e kaluar po edhe sot. Ska Ruç Gjinush Rame &co qe merr Shkodren heroike

  3. Shkodra nuk i pat kurrkuj borxh,kte e mori vesh edhe Edmutram kanceri!
    “Kujt ia pate borxh moj Shkoder” tha para do kohesh kryemuti Ramapithecus….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *