• |
ide | kryesore

Tare pazar tek Partizani: Lazio hedh sytë tek 18 vjeçari Pavlovic

Sport



Lazio përgatit një blerje surprizë. Në shënjestër të klubit bardhekaltër është Strahinja Pavlovic, i datëlindjes 2001, mbrojtësi i Partizan Beograd. Nga Serbia e japin të përfunduar operacionin mbi bazën e 5 milionë euro, me akordin për ta lënë lojtarin në Beograd në huazim deri në fund të sezonit.

Pavlovic, mbrojtësi qendror 1.94 metra, është titullar tek Partizan: gjithnjë në formacion në 7 garat e deritanishme mes kampionatit e paraeliminatoreve të Europa League. Luan në qendër të mbrojtjes, por mund të aktivizohet edhe si mesfushor. Për Lazio do të ishte një investim për të ardhmen e repartit të prapavijës, që ka nisur freskimin me blerjen e brazilianit Cipriano, që këtë vit është i destinuar të luajë në formacionin e të rinjve.

Ardhja e Pavlovic do të shtohej kështu në listën strategjike të Igli Tare për të vënë nën kontratë të lojtarëve të prespektivës, që në të ardhmen do ti shërbejnë skuadrës së Simone Inzaghi: nga Luiz Felipe deri tek André Anderson e Adekanye, të ardhurit e fundit të kësaj vigjilje kampionati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *