• |
ide | kryesore

Video/ Përleshje të dhunshme para derbit: 3 të vdekur e të paktën 7 të plagosur

Sport, Video



Njoftimet e para flasin për tre të vdekur e të paktën 7 të plagosur. Është ky bilanci provizor i përplasjeve mes tifozëve ultrà gjatë ndeshjes Olimpia-Motagua, në Tegucigalpa në Honduras. Incidentet, me bilanc lufte, kanë ndodhur jashtë stadiumit. Sipas asaj që ka bërë të ditur presidenti i Motagua, Pedro Atala, autobusi i skuadrës është sulmuar me hedhje shishesh e goditje me shufra hekuri nga tifozët e Olimpias. E katër lojtarë Emilio Izaguirre, Roberto Moreira, Matias Galvaliz e Jonathan Rougier kanë mbetur të plagosur e janë dërguar në spital.

Superklasikja e Honduras mes Olimpia e Motagua është ndërprerë. 10 mijë tifozët që ishin ndërkohë në shkallët e stadiumit u përpoqën të largohen nga impianti, por i kanë gjetur daljet të mbyllura nga policia që ka përdorur gas lotsjellës. Në rrëmujë disa persona kanë mbetur të shtypur. Por jashtë Estadio Tiburcio Carías Andino vendi ku ka shpërthyer ferri. Me përplasje të dhunshme e goditje levash mes tifozëve. Janë identifikuar dy tifozë që kanë humbur jetën: Carlos Fernando Alvarado (26 vjec) e Jeferson Banegas (24).

Ndeshja, në vigjilje, ishte konsideruar me rrezik. E për këtë janë përdorur 5.000 agjentë policia brenda dhe jashtë stadiumit. Presidenti i Olimpia i ka komentuar aktet e dhunës së tifozëve si “tëpafat”.

https://www.youtube.com/watch?v=nIHZgMizbkg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *