• |
ide | kryesore

Video/ Zjarrfikësi nga Ohio mbret i UFC: Miocic shkatërron Cormier

Sport, Video



Bota e arteve marciale mikse ka një mbret të ri. Një mbret që e rimori kurorën një vit më pas. Një mbret i mistershëm, pak i shoqërueshëm, që në vend të pasarelave preferon uniformën e zjarrfikësve. Një mbret që rrezikon, sepse pëson shumë goditje, por ndërsa goditet studion si mund të kundërpërgjigjet më fort. Mbreti është Stipe Miocic, që pas një viti mungesë rimerr brezin e peshave të rënda UFC nga Daniel Cormier, duke e mundur me k.o. në përfundim të një ndeshje vibruese.

E të mendosh që në fund të raundit të parë, në kontaktin e parë Cormier e ngriti Miocic në një body slam prej wrestling, duke e hedhur poshtë si thes. Pas tre minutave të para ku u mendua më e keqja për të, Miocic nuk u surprizua më dhe prenoi një duel të afrët me Cormier që gati e anullonte gap-in fizik në favor të tij. Dukej gati si sherr në bar, me mbrojtje të ulura e goditje të forta nga të dy. E megjithat ishte një rrezik i llogaritur nga Stipe, që kishte si qëllim ta lodhte rivalin. Në raundin e katërt nisi ta godasë në trup, 6-7 goditje në brinjë që e bënë Cormier të lëkundet dhe i dhanë mundësinë Miocic ta fusë në kënd e ta nxjerrë k.o pa mëshirë..

Zjarrfikësi i Ohio rimerr kështu brezin e kampionit dhe feston me një kërcim në oktagon, nën sytë vëzhgues të Ngannou, me shumë mundësi sfidanti i ri për titull.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *