• |
ide | kryesore

Aksident në Cërrik, makina përfundon brenda në lokal. 5 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Cërrik.

Ngjarja është shënuar në zonën e qujatur “Kryqëzimi i Yllit”, ku një automjet ka përfunduar në ambientet e një lokali, pasi doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi.

Për pasojë, 5 persona që po drekonin në lokal, janë lënduar me plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është mundur të ndalohet nga Policia për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan lidhur me veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor është në terren dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *