• |
ide | kryesore

Aksident tragjik, ndërron jetë zv.ministri

Planet



Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në provincën Van.

Dursun vizitoi provincën Beatles dhe teksa u nis drejt Van, automjeti doli nga rruga duke sjellë dhe përplasjen fatële. Zv/ministry ndërroi jetë ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

62 vjeçari ishte emëruar zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit në muajin korrik të vitit 2018.
Në lidhje me këtë ngjarje ka shprehur ngushëllimet e tij edhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Unë u trishtova thellë kur dëgjova për vdekjen e Ahmet Haluk Dursun, Nënsekretarit të Kulturës dhe Turizmit. Allahu e bekoftë për shërbimet e tij unike dhe kontributin për vendin tonë,”- shkruan Erdogan në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *