• |
ide | kryesore

“Asnjëherë mos e zemëroni pronarin shqiptar të një restoranti”/ Prestigjiozja italiane artikull për incidentin me spanjollët në Himarë

Lajme, Të fundit



Krahas mediave spanjolle, edhe një nga të përditshmet më të mëdha italiane, “Corriere”, i ka bërë jehonë ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri javës së shkuar: dhunimit të një grupi turistësh spanjollë nga pronari i  Bar-Restorantit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.

“Asnjëherë mos e zemëroni pronarin shqiptar të një restoranti.”- nis artikulli i “Corriere”-s.

Një grup turistësh spanjollë,- vijon artikulli- u larguan nga një restorant në Porto Palermo në jug të Shqipërisë, duke mos vlerësuar shërbimin e ofruar.

“Një gjest që pronari, Mihal Kokëdhima, nuk e pëlqeu aspak aq sa ndoqi furgonin iberik.

Në artikull shkruhet se burri u ngjit mbi furgon duke arritur të thyejë xhamin për të depërtuar në brendësi. Kështu ndodhi për mbi tre kilometra, ndërkohë që shoqëruesi i turistëve, një djalë shqiptar, shkelmonte xhamin për të sprapsur pronarin e restorantit, ndërsa vizitorët ishin të tronditur.

Në një moment, turistët telefonuan Policinë dhe i kërkuan agresorit të gjakosur që të shkëputej. Sapo mjeti u ndal, pronari përpiqet të hapë derën, por shoferi e parandalon në kohë.

Kokedhima u arrestua, ndërsa Ministri shqiptar i Turizmi, Blendi Klosi, takoi vizitorët duke u dhuruar një tufë me lule.”- raporton “Corriere”.

Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale dhe ka tronditur mbarë opinionin publik. Mesa duket, Kokëdhima e ka bërë “rrugë” me këtë sjellje pasi janë të shumtë turistët që kanë lënë në “Google” përshtypje tejet negative për biznesin e tij.

Vlerësimi për “Panoramën” është 2.7 në Google, nga 5 që është nota maksimale. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet evidentojnë sjelljen agresive të pronarit me turistët.

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turist përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist tjetër para një viti.

Kokëdhima, 51 vjeç,  është arrestuar javën e shkuar, pas ngjarjes së ndodhur të enjten, kur sulmoi fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.

51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 



7 Comments

  1. Ku i ka rilindja imspektoriatet qe gjasme bejne aksione per parregullesi dhe informalitet. Gjithe veres na çane t..pin duke bere propagande e buje ne media se na paskan hapur lufte frontale pas 6 vitesh pushtet! Apo ra ky mort e u pame? Jo vetem parregullesi, abuzim e dhune ne sektorin e turizmit, por kudo pasiguri dhe viktima, si ne rruge dhe kantiere! Dhe askush se çan b..then, se fajin e ka saliu.

  2. Peshku qelbet nga koka .
    Rama ik se e ke dhjere me keq se Saliu.
    Njerez te ndershem e te civilizuar organizohuni duke perfshire te rinj te edukuar e shkolluar ne perendim.
    Demokraci do te thote zbatimi i ligjit mbi cdo gje dhe kedo.
    Jo si kane vepruar deri sot pseudodemokratet autokrate qe mbollen anarki dhe e shkaterruan Shqiperine e bukur ke Zoti dhe e çnderuan ate dhe shqiptaret qe ndodhen sot te perkembur ne udhekryq.

  3. Kjo qe ndodhi me personazh kete gomar eshte me e pakta.
    Po ti kontrolloj AKU -ja ketij se me cfare i ushqen peshqit qe i ka aty prane ne rezervat, do habiteni nga kimikatet

  4. Une them qe kryeministri duhet tja marre lokalin ketij kokedhime mavrise edhe tja jape ndonje ish dashnores se tij qe se ka bere akoma ministre, apo ndonje eksorte oligarku, apo ndonje gazetari llapaqen.
    Fundi i fundit ky eshte patriotizmi i halldupeve allafrenga te tiranes ne ditet e sotme ngjizur midis drogave edhe kurvave qe quhen eskorta, ministre, gazetare apo poltitkane.
    Sepse Kokedhimi qe eshte ne trojet e te pareve eshte i paligjshem.
    Kurse te ligjshem jane 500 mije maloke qe zbriten nga bjeshket edhe zune toke ku u desh k… ne Tirane, Durres apo apo edhe Ksamil, Sarande e breg.

  5. Keshtu e ka sistemi kafsh socialist, te sherben me arme apo me dhune. Njelloj si ne vitin e art socialist 1997.

  6. ky ehte tipiku kapitaliste i poste komunizmit ne Shqiperi , zaptues prone, ndertues pa leje , vagabond,hajne , goje pise dhe lepires e pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *