• |
ide | kryesore

Barcellona formalizon super-ofertën për Neymar: Psg gati ta zëvendësojë me Dybala

Sport



Duket se janë ditë decizive për Neymar dhe konfirmimi indirekt vjen nga insistimi i Paris Saint Germain për Paolo Dybala, ndërsa lëvizja e fundit mbërrin nga Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur RAC1 (Radio Catalunya) klubi blaugrana ka vendosur “të formalizojë propozimin përfundimtar për blerjen e Neymar” për klubin francez. Emitenti katalanas, duke cituar burime brenda shoqërisë, ka shpjeguar se gjatë mbledhjes së sotme ku ishin prezent presidenti Bartomeu administratori i deleguar Oscar Grau, drejtori i përgjithshëm Bordas, e përgjegjësit e sektorit sportib Eric Abidal e Ramon Planes, është marrë vendimi për të bërë lëvizjen finale për të sjellë Neymar në Spanjë.

Një propozim – RAC1 nuk shpjegon me saktësi përmbajtjen e ofertës që Barcellona do të prezantojë – që duhet të ketë parasysh kërkesat e parisineve: të paktën 100 milionë cash e kartonin e dy lojtarëve të të rëndësishëm (flitej fillimisht për Rakitic e Coutinho, por me kalimin e brazilianit tek Bayern, kanë ndryshuar kartat në tryezë) për një shumë totale rreth 230 milionë. Shumë shpejt Eric Abidal do të niset për në Paris për të negociuar direkt me Leonardo, i bindur se do të marrë me vete rezultatin e shpresuar. E lidhja bëhet edhe me udhëtimin në Paris të agjentit të Dybala…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *