• |
ide | kryesore

Bayern Munchen zyrtarizon Coutinho: ja numri që do të mbajë braziliani

Sport



Bayern Munchen ka zyrtarizuar tashmë blerjen e Philippe Coutinho nga Barcellona: gjermanët do të paguajnë 8,5 milionë euro për huazimin ndërsa në qershor mund të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 120 milionë euro.

Një operacion natyrisht i kushtueshëm, që nëse konkretizohet në qershor do ta bënte Coutinho lojtarin më të shtrenjtë në histori të bavarezëve. Coutinho do të marrë kështu vendin e James Rodriguez, që nuk arriti të ketë impaktin e shpresuar në Allianz Arena. Braziliani do të mbajë numrin 10, atë që kishte Arjen Robben përpara se të njoftonte largimin nga futbolli i luajtur.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *