• |
ide | kryesore

Beteja për Shkodrën, reagon Basha: Do t’i nxjerrim banditët nga institucionet, do t’u vëmë prangat

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, të shoqëruar nga protesta disaorëshe e përkrahësve dhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve.”- përmbyllet postimi i liderit të opozitës së bashkuar joparlamentare.



4 Comments

  1. Zgjohu boll fjete se vajti dreka,boll fole si Enver Hoxha qe do ua maresh pasurine te pasurve dhe do ja japesh te varferve se si ha kush keto prralla,ulu me kembe ne toke boll fluturove me presh ne bythe se e le PDne pa asnje lloj perfaqsimi dhe ti vazhdon e shef endrra,hap krahun o deshtak i lindur…

  2. Ky vazhdon akoma avazin qe do arrestoi njerez….dhe i kerkon edit si kusht qe te ulet ne kafe qe te arrestoj ata te vetet… o LUL ska me pune politikani te merret me punet e drejtesis o bole qe spo kupton asgje ca po ndodh. Politikani do merret vetem me politik. Si ne cdo vend.

  3. NDRYSHIME RRENJESORE NE KUSHTETUTE DHE KODIN ZGJEDHOR DHE MENJEHERE REVOLUCION .
    JASHTE KRIMINELET DHE INORANTET NGA POLITIKA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *